Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për rehabilitimin e hapësirave mes pallateve në një bllok banimi në zonën e plazhit.
Sipas Sakos, investimi synon transformimin e një sipërfaqeje prej 1,800 metrash katrorë dhe përfshin asfaltimin e rrugëve të brendshme, ndërtimin e trotuareve, vendosjen e ndriçimit publik, gjelbërimin e zonës, krijimin e vendeve të parkimit si dhe sinjalistikën rrugore.
“Çdo ditë jemi në terren, duke punuar me përkushtim për qytetin tonë!
Gjatë inspektimit të punimeve 🏗️🚜 për rehabilitimin e hapësirave mes pallateve në një bllok banimi në zonën e plazhit.
Investimi përfshin asfaltim, trotuare, ndriçim 💡, gjelbërim 🌳, vende parkimi 🅿️ dhe sinjalistikë , duke transformuar një sipërfaqe prej 1,800 m².
🤝 Një zotim i mbajtur ndaj banorëve, që sjell një infrastrukturë moderne, përmirëson cilësinë e jetës për rreth 1,500 banorë të zonës dhe krijon një mjedis më funksional, më të aksesueshëm dhe më mikpritës për qytetarët dhe pushuesit e shumtë.
Gjithmonë pranë komunitetit!”, shkruan Sako.





