Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”.
Sako thotë se “Pas rinovimit tërësor kjo qendër do të ofrojë kushte dhe mundësi më të mira pune për stafin teatral, punonjësit e qendrës dhe artistët, ambiente moderne për zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore për qytetin e Durrësit si dhe do të ofrojë një shërbim sa më cilësor për të gjithë qytetarët dhe artdashësit.”