Qytetarët që preken nga projekti TID në Durrës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme para Bashkisë me një kërkesë të qartë: anullimin e projektit që rrezikon shembjen e banesave të tyre.
Të gjithë banorët që morën fjalën theksuan domosdoshmërinë për anullimin e këtij projekti që e konsiderojnë korruptiv dhe të njëanshëm.
Me pankarta në duar dhe thirrje “Sako jep dorëheqjen“, banorët theksuan se do të vazhdojnë të protestojnë derisa institucionet shtetërore të reflektojnë dhe të tërhiqen nga projekti.
Njëri nga protestuesit vuri theksin te vlera e shpronësimeve që është shumë i ulët më krahasim me vlerën reale të pronave në këtë zonë.





