Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako njofton përmes një postimi në rrjete sociale se ka përfunduar rikonstruksioni i 4 rrugëve, investim i realizuar në bashkëpunim me FSHZH.

Bëhet fjalë për akset “Xhanfize Keko” dhe rruga e “Vreshtave” në zonën e Spitallës dhe “Rrota e kuqe” dhe “Dhimiter Kraja” në plazh.

Sipas Sakos, rehabilitimi i këtyre rrugeve i shërben banorëve të zonës dhe lehtëson ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Kujtojmë se 3 javë më parë, banorët e rrugës “Rrota e kuqe” në zonën e plazhit kundërshtuan shtrimin e rrugës me asfalt, pa u bërë më parë ndërhyrja në kanalizime, gjë që sipas tyre sjell përmbytjen e të gjithë zonës sa herë regjistrohen reshje shiu.