Në prag të 35-vjetorit të themelimit të , strukturat e kësaj force politike në Durrës kanë vijuar procesin e anëtarësimeve të reja dhe riorganizimin e brendshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Emiriana Sako, e cila përmes një reagimi publik tha se, së bashku me themelues të PS Durrës, kanë zhvilluar një aktivitet të fokusuar në zgjerimin e familjes politike dhe forcimin e strukturave organizative.

Sipas Sakos, ky proces po zhvillohet paralelisht me rienergjizimin e strukturave të partisë në qytet, ndërsa u ndal veçanërisht tek përfshirja e të rinjve në jetën politike dhe publike.

“Ky aktivitet ishte gjithashtu një mesazh i qartë për mbështetjen dhe hapësirat që PS u krijon të rinjve për t’u angazhuar dhe për të kontribuar në jetën politike e publike”, shprehet ajo.