Kryebashkiakja Emiriana Sako iu ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë, qytetarëve të Durrësit dhe gjithë shqiptarëve.
“Në këtë ditë të bekuar, që simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe solidaritetin njerëzor, ju uroj nga zemra paqe, harmoni dhe mirësi në çdo vatër familjare.
Le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin kjo festë e shenjtë dhe të sjellë shëndet, gëzim e begati për të gjithë!”





