Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar në rrjetet sociale se në zonën e plazhit janë vendosur tabela orientuese që tregojnë vendndodhjen e plazheve publike. Sipas saj, kjo nismë synon të informojë qytetarët dhe turistët mbi hapësirat publike të aksesueshme falas përgjatë vijës bregdetare.
“Plazhi i Durrësit është një nga destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Në këtë zonë janë vendosur tabelat orientuese që tregojnë vendndodhjen e plazheve publike, me qëllim që qytetarët dhe vizitorët të informohen për aksesin e lirë për të gjithë në këto hapësira”, shkruan Sako në postimin e saj





