Investimi në të ka nisur vite më parë, por rruga ende nuk ka përfunduar. Bëhet fjalë për aksin “Vala e detit”, në zonën e ish-Kënetës, një investim ky i Fondit Shqiptar për Zhvillim.

Shqetësimin për mos përfundimin e këtij segmenti rrugor dhe rrezikshmërinë që sjellin pusetat e hapura në mes të rrugës, mungesën e ndriçimit etj e ngriti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak këshilltari Sami Osmani.

Ndërsa u shpreh se rruga në fjalë ka mbetur rrugëve, ai kërkoi nga bashkia sqarime për mos përfundimin e këtij investimi infrastrukturor.

Në përgjigjen e tij, nënkryetari Gentian Kallmi sqaroi se shkak për pezullimin e punimeve është bërë një shtëpi në gjurmën e rrugës, e cila nuk është shpronësuar dhe po pritet një përgjigje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

M.B.