Aventura e ish-futbollistit të Quilmes Atlético Club te Teuta ka përfunduar më herët sesa pritej. Santiago Puzo ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me klubin durrsak, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në futbollin shqiptar.

Gjatë periudhës së tij te Teuta, ai nuk arriti të gjejë hapësirat e nevojshme në formacion, duke u aktivizuar në vetëm tri ndeshje zyrtare.

Në total, futbollisti regjistroi 87 minuta në fushën e lojës, një bilanc që nuk i përmbushi pritshmëritë e palëve. Pas këtij vendimi, lojtari është tashmë i lirë për të zgjedhur destinacionin e radhës në karrierën e tij, ndërsa Teuta vijon përgatitjet për sezonin e ri me ndryshime në organikë.