Një situatë e rrezikshme është krijuar pranë urës së Dajlanit në Durrës, ku një sasi vaji është derdhur në rrugë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.
Kanë qenë drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks ata që kanë telefonuar zjarrfikësit, të cilët kanë ardhur në vendngjarje për të larguar vajin nga asfalti dhe për të parandaluar aksidente të mundshme.
Deri tani nuk dihet shkaku i pranisë së kësaj sasie të konsiderueshme vaji në rrugë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.