Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Mësohet se gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R., rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.

Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.