E pranishme së bashku me kryeministrin Edi Rama në ceremoninë e  hapjes së sezonit shëndetësor veror 2026, kryebashkiakja e Durrësir Emiriana Sako u ndal tek shifrat e deritanishme të turistëve që kanë ardhur në qytet në 4 muajt e parë të këtij viti dhe që krijojnë premisat për një sezon veror të suksesshëm në 3 muajt e ardhshëm.

Sipas Sakos, hyrje-daljet nga porti i Durrësit në 4 muajt e parë të vitit kanë qenë më të larta sesa ato të një viti më parë, ndërkohë megjithëse kanë vetëm 3 javë që janë hapur, Muzeu Arkeologjik dhe ai Etnografik kanë regjistruar rreth 2900 vizitorë.

Duke u ndalur tek pritshmëritë për këtë vit, Sako tha se qyteti pritet të mirëpresë rreth 1.5-2 milionë turistë për vitin 2026.