Të dashuruarit në të gjithë botën festojnë sot 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit.
Në qytetin e Durrësit, të gjithë grupmoshat i janë bashkuar harmonisë së festës, duke bërë dhurata të ndryshme për partnerët, si lule, urime, bizhuteri, etj.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme, trotuaret dhe rrugët e qytetit bregdetar janë të mbushura me të kuqe, me lule e tollumbaca, shenjat që simbolizojnë këtë festë për çiftet.
Shën Valentini mbetet një festë e shënuar dhe simbolike për gjithë çiftet e dashuruara. Historia e priftit të flijuar, që martonte fshehurazi të rinjtë, frymëzoi shumë të dashuruar për të krijuar ditën e tyre.