Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi ka dhunuar me sende të forta një shtetas në ambientet e një lokali.

Kallëzimi në Komisariat është bërë nga shtetasi H.B.

Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë administratorja e lokalit, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmime të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:       

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.