Një lokal është shkrumbuar plotësisht mbrëmjen e kësaj të premte në fshatin Reç të Bashkisë Malësi e Madhe.

Biznesi Agro-Turizëm ishte hapur vitet e fundit, por fatkeqësisht i gjithë investimi u shkatërrua nga flakët e zjarrit.

Forcat e zjarrëfikësve dhe të policisë ndodhen në vendngjarje për të mësuar rreth shkaqeve të zjarrit.