Edhe pse në karantinë, Enca ka gjetur mënyrën ideale për të bërë plazh në kushte izolimi.

Ajo ka dalë në verandën e shtëpisë së bashku me qenin për të marrë rreze dielli, duke improvizuar shezlonin me peshqirë e duke vendosur një çadër pranë.

Këngëtarja me forma sexy ka tërhequr vëmendjen me një story në Instagram ku puthte në buzë qenin me përshkrimin: “Këta mund të ishim ne, por ti do të luash!”.

Ky mund të jetë një “thumbim” i hapur për ndonjë person të veçantë në jetën e Encës, ose thjesht një shaka e saj e momentit, duke qenë se këngëtarja njihet për provokimet që bën në rrjet shpeshherë.