Kantautori Flori Mumajesi ka humbur një nga personat më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi i cili është bërë i ditur nga “Top Albania Radio” që i referohet burimeve të afërta të familjes.

Mësohet se ditën e sotme nëna e tij u përcoll për në banesën e fundit.

Këngëtari i njohur është fotografuar ditë më parë në një kafe pranë spitalit, ku ishte shtruar nëna e tij për shkak të problemeve me zemrën.