Sapo kemi hyrë në muajin maj, por temperaturat i përngjajnë më shumë stinës së verës sesa muajit të fundit të pranverës.

Duke përfituar nga moti i nxehtë, dita e pushimit dhe deti i ngrohtë, shumë durrsakë i janë drejtuar plazhit për të shijuar banjot e diellit dhe larjen në det.

Siç duket edhe nga pamjet filmike të xhiruara nga operatori i “DurrësLajm” zona tek Brryli, siç e njohin banorët vendas është mbushur plot me plazhistë.

Ata që i gëzohen më shumë detit janë vogëlushët, por edhe të rriturit nuk mbeten prapa.

Ata që nuk guxuan të bëjnë plazh këtë ditë të parë të majit shijuan një xhiro në shëtitoren “Taulantia” dhe pranë bregut të detit apo një kafe dhe më pas një drekë në shoqërinë e njerëzve të afërt apo rrethit miqësor.

Megjithëse 1 Maji duhet të ishte jo një ditë pushimi, por një ditë proteste e punëtorëve për të drejtat e tyre në Durrës duket se ajo është thjesht një ditë e bukur pranvere që ia vlen të shijohet dhe të relaksohesh.

M.B.