25 qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Detarit.

Në kuadër të saj, Autoriteti Portual Durrës ka shprehur mirënjohjen “për çdo punonjës që kontribuon në zinxhirin e transportit detar”.

Postimi i plotë:

🗓25 qershor, Dita Ndërkombëtare e Detarit⚓️

Mirënjohje pafund për çdo punonjës që kontribuon në zinxhirin e transportit detar🙏, që shërbejnë si komponent thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në tregtinë botërore!

Çdo ditë, qindra mijëra detarë janë në bordin e anijeve, ndërkohë që shumë të tjerë përgatiten për lundrimin e rradhës. Anijet e tyre janë mobilizuesit parësorë të tregtisë botërore dhe motorët e ekonomisë globale të cilat e mbajnë atë në lëvizje duke shpërndarë mallrat dhe karburantet që përdorim çdo ditë si dhe në përcaktimin e prosperitetit ekonomik në mbarë botën🌏.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Detarit⚓️!

Ministria e Infrastrukturës dhe EnergjisëSherbimi Hidrografik i Forces DetareMinistria e Mbrojtjes