Sot mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së, një proces ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës. Ai e ka cilësuar këtë proces si një “referendum” për drejtimin e partisë.
Në Durrës procesi i votimit ka nisur tashmë që prej orës 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.
Nnumri i anëtarëve që kanë shkuar për të votuar ka qenë relativisht i ulët, por pritet të ndryshojë në orët në vijim.
Ndryshe nga zgjedhjet e fundit, votat do të numërohen direkt në degë dhe jo në selinë qendrore.

Berisha u bëri thirrje anëtarëve të forcës politike që drejton të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit për votëbesimin e kryetarit dhe e cilësoi këtë proces si një nga format më të avancuara të demokracisë së brendshme partiake dhe një dëshmi të funksionimit demokratik brenda PD-së.





