Starton etapa e parë e “Giro d’Italia 2025” nga qyteti i Durrësit.
Siç edhe shihet edhe nga planet që po publikon “DurrësLajm” 180 çiklistët pjesëmarrës lëvizën në grup duke nisur nga shëtitorja “Taulantia”, Torra Veneciane, rruga e Kalasë, bulevardi “Epidamn”, sheshi “Liria” dhe rruga “Aleksandër Goga” për të vijuar më pas drejt rrugës së Dëshmorëve, “Adria”, “Pavarësia” për t’u pozicionuar më pas në zonën e Plepave ku dhe startoi zyrtarisht etapa e parë e kësaj gare ndërkombëtare.
Qytetarë të shumtë durrsakë dhe nxënës shkollash kishin mbushur të dyja anët e rrugëve përgjatë të cilave lëvizën çiklistët për të parë nga afër këtë event madhështor që për herë të parë erdhi në Shqipëri.
Nga 9 deri më 11 Maj, 3 qytete të vendit tonë, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të mirëpresin 180 çiklistë profesionistë nga e gjithë bota, që do të zhvillojnë etapën e parë të edicionit të 108-të të garës çiklistike “Giro d’Italia 2025”,, që përmbyllet në kryeqytetin italian Romë, më datë 1 qershor.