Ka startuar sezoni i ri artistik i vjeshtës në teatrin e Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Në datat 15 dhe 16 shtator, në skenën e teatrit do të vihet shfaqja “Revizori”, që u vlerësua me çmimin “Shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, ku gjithashtu mori çmim edhe aktori i mirënjohur, pjesë e trupës së Durrësit, Gentian Zenelaj, si aktori më i mirë protagonist.

Shfaqja “Revizori”, me regji të regjisores durrsake, Driada Dervishi është një nga kryeveprat e komedisë ruse, e shkrimtarit Nikolai Gogol, dhe do të luhet të martën dhe të mërkurën për artëdashësit e qytetit bregdetar.

Ndërsa fundjava i rezervohet trupës së Teatrit Kombëtar me shfaqjen “Ferma e kafshëve”, po me regji të Driada Dervishit, e cila u nderua me çmim si “Regjia më e mirë” në KokoFest.

May be an image of 9 people, including Florian Agalliu, people standing and text that says 'BESSN George Orwell FERMA e YONA KAFSHEVE Tk 17-18-19 & 24-25-26 SHTATOR 2021 ORA 19:00 TEATRI "ALEKSANDER MOISIU", DURRES PRENOTONI +355683913813 SPONSOR GJENERAL ITEATRIT Raiffeisen BANK jeseGrt news news24 24 graphtne-'