Në portin e Durrësit, në dy javët e fundit është rritur ndjeshëm fluksi i pasagjerëve dhe mjeteve, pasi kjo periudhë përkon me kthimin në atdhe të emigrantëve për të kaluar festat e fundvitit.

Sipas statistikave të APD, në periudhën 15-29 dhjetor, tragetet kanë realizuar 52 lundrime vajtje – ardhje.

Sipas të njëjtave burime, janë transportuar 34, 665 pasagjerë gjithsej nga të dy brigjet e Adriatikut, nga të cilët 28, 613 shtetas në hyrje hyrje dhe 6052 shtetas në dalje.