Një hotel me pesë yje në qendër të Durrësit është struktura më e re akomoduese në qytet.
I konceptuar si një godinë ku ndërthuren në një hoteli luksoz, qendra tregtare dhe njësitë e shërbimit, Grand Duka Hotel & SPA synon të sjellë një standart të ri mikpritjeje dhe akomodimi për turistët e shumtë, por edhe sipërmarrësit e huaj, që do ta vizitojnë qytetin 3000-vjeçar për turizëm apo biznes.

Komforti, luksi dhe vendndodhja perfekte e kthejnë Grand Duka Hotel & SPA në strukturën akomoduese më perfekte për një qëndrim disa ditor në Durrës.
“Hoteli është ndërtuar sipas të gjitha standarteve që plotëson kushtet për një hotel me 5 yje. Ne do të ofrojmë një shërbim ekselent, komoditet dhe eksperiencë konsumatore të paharrueshme për klientët tanë. Ky është synimi ynë, ky është misioni ynë. Jemi në një godinë ku ndërthuren qendra tregtare dhe hoteleria. Vizioni i aksionerëve ishte pikërisht ky: Të ofrojnë në të njëjtin object larmishmëri shërbimesh”,- thotë për “DurrësLajm”, administratorja e hotelit Mersida Resuli.


Mbrëmjen e së enjtes, në ceremoninë inauguruese ishin të pranishëm përfaqësues të shumë prej agjencive turistike më të njohura në vend. Në emër të familjes, aksioneri Agron Duka, pasi përshëndeti të pranishmit, nënvizoi faktin se tashmë grupi Duka po zgjerohet me një tjetër sipërmarrje të rëndësishme, në një kohë kur vendi ynë po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara turistike.
“Duka Group ka nisur herët me tregti elektroshtëpiakesh, siç e dinë dhe miqtë tanë. Më vonë u bënë disa ndërmarrje. Këtë nuk e kishim provuar ndonjëherë me thënë të drejtën. Kështu që tashmë kemi një larmishmëri të kompanive tona. Mendoj se është një gjë positive, sepse kanë drejtime të ndryshme. Po të shohësh gamën e grupit Duka fillon nga veza dhe mbaron këtu tek hoteli, por besoj se do të vazhdojë akoma më shumë.”
Me suitat dhe dhomat standarte, të arreduara me mjaft stil dhe elegancë, me hapësira të bollshme dhe gjithë komoditetet e nevojshme për një qëndrim me 5 yje, Grand Duka Hotel &SPA ofron kushtet optimale edhe për klientët, që punën mund ta bëjnë nga çdo vend i botës, ku vendosin të jetojnë.
“Hoteli ka 55 dhoma, nga të cilat 5 suita. Ka një sallë konferencash, palestër, ka zonën e relaksit, SPA-në, e cila plotëson të gjitha kushtet për të qenë SPA-ja më e mirë në qytet. Ndër të tjera kemi edhe bar-restorantin The Atrium, by Grand Duka.”


I pozicionuar në katin e tretë dhe të katërt, të godinës që të gjithë e njohin si qendra tregtare “Flagship”, Grand Duka Hotel & SPA ofron për çdo klient vendas dhe të huaj akomodimin perfekt për këdo që zgjedh të vizitojë dhe qëndrojë në kryeqytetin shqiptar të turizmit.
M.B.