Mesjeta e Hershme nuk ishte një periudhë e mirë për asnjë qytet europian, përfshirë edhe Durrësin. Ato ishin përballur me pasojat shkatërrimtare të dyndjeve të disa popujve në Ballkan.

Durrësi ishte kthyer në një qytet të thjeshtë, por gjithçka ndryshoi pasi longobardët pushtuan Ravenën dhe bizantinët u detyruan të spostonin flotën detare në Durrës dhe vunë në krye Leo Ravduhun.

Ai ishte një fisnik vendas dhe e drejtoi qytetin për të paktën 20 vjet, midis shekujve 9 dhe 10, që shënuan dy dekadat më të lavdishme të qytetit në Mesjetën e Hershme.

Për të mësuar më shumë për të dhe monumentet që rindërtoi apo ndërtoi në qytet, ndiqni videon, ku studiuesi i historisë së Durrësit, Dorian Hatibi sjell detaje dhe fakte pak të njohura.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar. /Amfora.al/