Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka zhvilluar një ditë më parë trajnimin e studentëve të angazhuar pranë Klinikës së Ligjit në UAMD me temë: “Ndihma juridike e garantuar nga shteti”.

Zhvillimi i këtij trajnimi u mbështet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy institucioneve, ku ndër të tjera përcaktohet se: “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas (DNJF) ofron kushte për trajnimin dhe përditësimin e njohurive të studentëve të përfshirë pranë klinikës ligjore, mbi çështjet e lidhura me ndihmën juridike parësore.

Përmes këtij trajnimi studentët patën mundësinë të informohen mbi:

–  Ndihmën juridike parësore, dytësore dhe ofruesit e shërbimit;

–  Rolin e Klinikave të Ligjit në ofrimin e këtyre shërbimeve;

-Natyrën e çështjeve më të shpeshta të administruara pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Durrës ndodhur në ambientet e gjykatës së rrethit gjyqësor;

–  Mundësitë për angazhimin me praktika 3-mujore pune pranë DNJF dhe ofruesve të shërbimit.