Moti i keq që përfshiu qytetin e Durrësit këtë të shtunë, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka shkaktuar incidente në disa zona të qytetit.

Në zonën e Plepave, një pemë është rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke rënë mbi një automjet të parkuar pranë rrugës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjet.