Një super jaht luksoz pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të shtune në portin e Durrësit.

Mjeti lundrues M/Y Dragon do të ankorohet për herë të dytë në portin më të madh në vend.

Super jahti, prodhim i vitit 2019, është realizuar nga mjeshtrit italianë, dhe është një ndërthurje e elementëve kontemporanë dhe klasikë.

I gjatë 200 metra, përveç ambienteve luksoze të akomodimit, ai është i pajisur edhe me një bar, lounge, sauna, banjo turke etj.