Një tjetër superjaht luksoz ka mbërritur në Durrës.

Mëngjesin e sotëm është ankoruar në kalatën nr.5 jahti gjigand “Andromeda”, në pronësi të miliarderit ruso izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner.

Andromeda është 107 metra i gjatë dhe fillimisht ishte menduar të emërtohej Uliksi, por më pas pronari i pari i saj ndërtoi një tjetër jaht të ngjashëm, të cilin e emërtoi me emrin e njërit prej heronjve të poemave Iliada dhe Odisea të Homerit.

“DurrësLajm” mëson se jahti do të furnizohet me 250.000 litra karburant dhe më pas do të nisë udhëtimin drejt destinacionit të radhës portit të Dubrovnikut, Kroaci. Para se të vinte në Durrësm super mjeti lundrues ka qenë në brigjet e Sardenjës, Itali.

Vlera e jahtit Andromeda është 250 milionë dollarë, ndërsa kostoja vjetore e mirëmbajtjes është rreth 25 milionë dollarë.

Pronari i këtij jahti është i njohur si bashkëthemelues në disa kompani globale interneti, ndërsa aktualisht është investitor në sipërmarrjet gjigande si Facebook, Twitter, Alibaba, Spotify etj.

M.B.