Mëngjesin e sotëm pritet të ankorohet në portin e Durrësit, superjahti “Moonrise”, i cili është në pronësi të themeluesit të Whatsapp, Jan Koum.

Superjahti parashikohet të ankorohet në port rreth orës 09.30. ndalesa e mëparshme e “Moonrise” ka qenë porti i Barcelonës, Spanjë.

Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë.

Jan Koum është një miliarder i lindur në Ukrainë në vitin 1976 dhe ka një pasuri 10 miliardë dollarë. Në moshën 16-vjeçare ai udhëtoi drejt SHBA së bashku me familjen e tij.