Pezullohet lundrimi i trageteve për ditën e diel më 12 janar për linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike që priten ditën e nesërme, “DurrësLajm” mëson nga burime nga Kapitaneria, se janë pezulluar lundrimet e dy trageteve nga Durrësi dhe dy trageteve nga Bari, pra nga të dyja brigjet. Ndërkohë lundrimet nga Ankona do të funksionojnë normalisht.

“Për anullimin e nisjeve/mbërritjeve datë 12.01.2024 Durrës-Bari dhe Bari-Durrës për shkak të erës së fortë nga drejtimi VL forca-8 në Adriatikun Jugor! Mbërritja dhe nisja për Ancona datë 12.01.2025 do të funksionojë normalisht”, njofton Kapitaneria.