Ditën e diel në mëngjes pritet përkeqësim i kushteve të motit, me erë të fuqishme dhe dallgë deri në 3 metra. Nisur nga këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat për ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Njoftimi mbi situatën e përkeqësimit të motit në Republikën e Shqipërisë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.

Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATËS 05.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT.

  1. JANË NJOFTUAR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023.