Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një mesazh të ardhur nga disa artistë durrsakë, por jo vetëm, të rinjve e të rejave për një Durrës të pastër.

Teksa u uron ndjekësve të tij një fundjvë të mbarë, kryeministri u bashkohet thirrjes së artistëve për të shtuar kujdesin qytetar në mbajtjen pastër të ambientit.

MIRËMËNGJES
dhe me urimin që kushdo që mendon si këta bashkëqytetar të famshëm e të dashur për shumëkënd, do të kujdeset më shumë për ta mbajtur pastër shtëpinë tonë, Shqipërinë, ju uroj një fundjavë të qetë” shkruan Rama.