Një incident ku u përfshinë edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip “Audi” ndërsa shënjestër ka qenë një automjet i tipit “Smart”.

Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjeri i “Smart”.

Shoferi i “Smart”-it la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk. I riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.