Pak minuta më parë policia e Durrësit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar në ajër me kallashnikov në Katund-Sukth.

Burime policore bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Të tjera detaje priten të zbardhen në vijim.

Lexo edhe: