Teuta ka arritur të fitojë ndeshjen vendimtare me Egnatian dhe të shmangë rënien direkte nga Kategoria Superiore. Ishte një betejë, ku u shënuan plot pesë gola, me Teutën, që ruajti thuajse gjatë gjithë ndeshjes avantazhin.
Dy golat e Dacit dhe ai i Vilës, arritën të zhvlerësojnë rrjetat e Ruçit dhe Buriçit. Egnatia e mbyll e treta me 57 pikë. Egnatia tanimë do të vazhdojë sezonin me “Final Four”, ndërsa Teutën e pret ndeshja e play-out ndaj fitueses së çiftit Pogradeci-Besa.





