U zhvillua në fundjavë Kampionati Kombëtar U19 për meshkuj dhe femra, ekipor dhe individual.

Teuta mori pjesë me 7 sportistë, 4 vajza (Samanda Agolli, Elionela Hasani, Jusra Hasa dhe Ami Shtemari) dhe 3 djem (Aron Koni, Argi Gjeci dhe Skënder Mustafaj).

Në kampionatin që u zhvillua në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”, ndeshjet ishin mjaft të bukura, ku nuk mungoi spektakli.

Për femra, Teuta u shpall ekipi kampion për vitin 2024, ndërsa Samanda Agolli u shpall sportistja më e mirë. Ndërkohë Elionela Hasani doli në vendin e dytë.

Edhe te djemtë, triumfoi Teuta, që fitoi 3-2 me Tiranën, duke u shpallur ekipi më i mirë, ndërsa sportiti më i mirë doli nga skuadra bardheblu.