Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Kontjana Kuçi thotë se ngushtimi i rrugëve dhe rotondat nuk mund të bënin gjë tjetër veç kaos dhe trafik në qytet.

Teksa publikon disa foto në Facebook, ku shfaqet trafiku i rënduar në rrugën dytësore në afërsi të portit, Kuçi shkruan se korrupsioni dhe paaftësia e “bashkisë pa kryetar” nuk kanë të sosur.

“Ky eshte trafiku i renduar kete te premte ne Durres.

Ngushimi i rrugeve dhe rotondat e Bashkise nuk mund te benin gje tjeter vecse kaos dhe trafik ne rruget e qytetit.

Korrupsioni dhe paaftesia e ‘Bashkise pa kryetar’ nuk kane te sosur…

Kontjana Kuçi”