Në çdo orë të ditës, trafiku në Durrës është mjaft i rënduar. Në 10 ditët e para të gushtit, që përkojnë me kthimin në atdhe të mijëra emigrantëve dhe numrin e lartë të turistëve që pushojnë përgjatë bregdetit, është shtuar ndjeshëm numri i automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit.

Një ditë më parë, pasqyruam trafikun e rënduar përgjatë rrugës “Pavarësia”, në zonën e Plazhit, ndërsa mbrëmjen e sotme, operatori i “DurrësLajm”, Sokrat Toçi sjell pamje filmike nga trafiku përgjatë rrugës “Taulantia”.

E njohur si një nga zonat më të frekuentuara të Durrësit, lagjja nr.1 regjistron çdo mbrëmje varg të gjatë automjetesh që i drejtohen shëtitores bregdetare dhe bareve e restoranteve në Currila.

Siç shihet qartë, për të mbërritur në destinacionin e kërkuar drejtuesve të mjeteve u duhet të kalojnë minuta të gjata në trafik.