Ndonëse dita e parë e javës dhe jo fundjavë kur të gjithë janë pushim, të përkshosh rrugën e Plazhit në këtë periudhë është makth më vete.

Temperaturat e larta bëjnë që të gjithë të dynden drejt zonës turistike të qytetit bregdetar dhe të krijohet trafik i rënduar në rrugën “Pavarësia”.

Shumëfishimi i qytetarëve dhe rrjedhimisht i makinave si dhe rruga e ngushtë bën që drejtuesit e mjeteve të presin për minuta me radhë derisa të mbërrijnë në destinacion.

Trafikun e rënduar në stinën e verës nuk e vuan vetëm rruga e Plazhit por edhe rrugët kryesore të Durrësit.