Lundrimi i kësaj fundjave për pasagjerët e linjës Ankona-Durrës, ishte krejt i veçantë por edhe më i shëndetshëm se zakonisht.

Gjatë udhëtimit, një ekip mjekësh i “One Healthon” u ofroi pasagjerëve vizita falas, duke përfshirë:

vizita onkologjike gjenetike;

– ekzaminimet e syve;

– vizita ushqimore;

– vizita kardiovaskulare;

– Vizita dermatologjike,etj.

Ekzaminimi në bordin e tragetit “AF Mia” u mundësoi pasagjerëve një eksperiencë ndryshe dhe të vlefshme për shëndetin, ndërsa mjekët u pritën nga përfaqësuesit e kompanisë për t’u njohur edhe me Durrësin gjatë qëndrimit të tyre.