“Festa e Miqësisë” për të shtatin vit radhazi vijoi rrugëtimin në 10 qytete të Shqipërisë, duke ofruar çdo fundjavë vere një atmosferë unike në qendrat e qyteteve me muzikë live nga artistët më të njohur shqiptar.
Prej ditës së premte “Festa e Miqësisë” e organizuar nga birra “Elbar” është ndalur në qytetin e Durrësit, ku mbrëmjen e së shtunës performuan në skenën e saj “Tre Musketierët” e muzikës shqiptare, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda.
Muzika e luajtur prej tyre dhe atmosfera e ngrohtë tërhoqi shumë qytetarë durrsak për të kërcyer nën ritmet e muzikës rock.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, e cila do të jetë edhe e fundit për këtë vit në qytetin e Durrësit, në skenën e “Festës së Miqësisë” në sheshin “Liria” do të performojnë këngëtarët Mateus Frroku dhe Xhesika Polo.