Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Arian Plaku” ka fituar çmimin e parë në edicionin e radhës të Festivalit mbarëkombëtar të valleve dyshe “Dyshja na bashkon”.

Ky edicion i tretë, pas atij të parit në Prishtinë e të dytit mbajtur në Kurbin (Shqipëri), është zhvilluar në Ulqin, Mal i Zi.

Në këtë festival, që qëllim kryesor ka promovimin e krijimtarisë më të mirë lirike dhe epike shqiptare, morën pjesë 12 ansamble nga Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore Bujanovci, Struga, Opoja, Prishtina, Ulqini, Tuzi, Hasi, Mati dhe Durrësi etj.

Ky është një sukses i radhës, që i shtohet shumë të tjerëve, që ansambli i Durrësit ka arritur brenda dhe jashtë vendit.