Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli, inspektim në tunelin e Llogarasë, për masat e marra me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Qato theksoi se tuneli monitorohet 24 orë me kamera, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut. Apeloj për qytetarët që të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në tunel, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”,-tha Altin Qato

Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli tha se institucioni që ai drejton është angazhuar plotësisht në koordinim me Policinë Rrugore për të ndërhyrë në rast nevoje.

 “Kemi marrë angazhim të plotë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Policinë Rrugore, për të ndërhyrë në raste nevoje që mund të shfaqen gjatë operimit,”-tha Gjyli.