Policia e Durrësit ka bërë publike planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, etapa e dytë e të cilit do të zhvillohet më 19 maj.

Për shkak të zhvillimit të garës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa akse rrugore të qarkut Durrës, nga ora 12:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Rrugët që do të bllokohen janë:

-Autostrada “Maminas – Mbikalimi i Shkozetit” (vetëm sensi Maminas-Durrës);

-Mbikalimi i Shkozetit – Unaza Plepa (“Martin Camaj”);

-Plepa – “Shkëmbi i Kavajës” – Golem;

-Kavajë – “Bishti i Zhurit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Durrës, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar sportiv “Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”

Në kuadër të etapës së dytë të këtij aktiviteti, e cila do të zhvillohet 19.05.2026 dhe do të përshkojë disa akse rrugore në qarkun Durrës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit, si më poshtë:

Më datë 19.05.2026, nga ora 12:00 deri në përfundim të garës, do të bllokohen qarkullimi i automjeteve në rrugët:

-Autostrada “Maminas-Mbikalimi i Shkozetit”(vetëm sensi Mamina-Durrës);

-Mbikalimi i Shkozetit – Unaza Plepa (rruga “Martin Camaj”);

-Plepa – “Shkëmbi i Kavajës” – Golem;

-Kavajë – “Bishti i Zhurit”.

Policia e Durrësit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e rrugëve alternative deri në përfundim të aktivitetit.

Strukturat e Policisë do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë, rendit publik dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.