Bashkimi Evropian do të financojë rehabilitimin e Muzeut Arkeologjik në Durrës, i cili u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE thotë se tërmeti tragjik i dy viteve më parë rrezikoi të fshinte gjurmët e historisë mijëravjeçare të vendosura brenda muzeut.

Ndërsa shton se “me rihapjen e tij artefakte të tjera do të ekspozohen për vizitorët dhe studiuesit”.