Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizon në datat 19-21 mars, Konferencën e Aleancës Evropiane Universitare STARS EU, nën moton: “Research the World, Reach the STARS.”
UAMD mirëpret në këtë event të rëndësishëm akademikë, kërkues shkencorë, rektorë e presidentë universitetesh, përfaqësues të lartë nga tetë shtete evropiane partnere, si Han Polman, Komisioner i Shtetit Holandez, drejtues bashkie, përfaqësues të trupit diplomatik, bizneseve evropiane dhe shqiptare, folës të nivelit të lartë evropian, studentë dhe ideatorë inovativ.
UAMD është universiteti i vetëm në vend që bën pjesë në Aleancën Universitare STARS EU, e cila përbëhet nga:
- – *Hanze University of Applied Sciences, Netherlands
- – *Universidad de La Laguna, Spain
- – *Université de Franche-Comté, France
- – *Instituto Politécnico de Bragança, Portugal
- – *Hochschule Bremen, Germany
- – *Silesian University in Opava, Czechia
- – *University West, Sweden
- – *Cracow University of Technology, Poland
- – *Universiteti “A. Moisu” Durrës, universiteti i vetëm nga Ballkani Perëndimor dhe jashtë zonës së BE.
Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi shprehet se: “Si pjesë e STARS EU, UAMD rrugëton drejt një universiteti të përbashkët evropian, duke ecur e sigurt në forcimin e kërkimit shkencor, mësimdhënies, diplomave të përbashkëta, rritjes së kapacitetit akademik, shkëmbimit të stafit akademik e studentor, krijimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit strategjik ndër-rajonal dhe ndërkombëtar.”
Ky event është i rëndësishëm edhe për qytetin e Durrësit, pasi për herë të parë akademia evropiane do mblidhet në këtë qytet e shumë përfaqësues të bizneseve nga tetë shtete evropiane do vizitojnë institucione të veprimtarisë ekonomike si Autoriteti Portual i Durrësit, Kompania e Teknologjisë së Informacionit “PERISO”, etj.
Një aktivitet i tillë i përmasave evropiane sjell edhe njëhsimin e aktitivetit universitar me jetën e qytetit, duke i dhënë Durrësit statusin mëse të merituar si qytet i vërtetë universitar.