Ujësjellës Kanalizime Durrës do të zhvillojë më datë 23 dhjetor një dëgjesë publike.

Në një njoftim lëshuar për mediet, UKD bën të ditur se ajo do të mbahet në orën 10:00 në ambientet e shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”.

Fokus i saj do të jetë impakti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura Durrës pranë mjediseve të Njësisë Administrative nr 6.

Njoftimi:

Në zbatim të VKM nr 419, datë 25.06.2014 “Për miratimin e tarifave dhe lejeve të mjedisit”, shoqëria Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a në datën 23.12.2022, ora 10.00, organizon dëgjesën publike në lidhje me impaktin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura Durrës me komunitetin e Njësisë Administrative nr 6 pranë mjediseve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”.