Nga Gëzim KABASHI
Sot në ditën e Kurban Bajramit i shkëmbyem urimet, sigjithmonë me familjarë, miq e shokë të besimeve tëndryshme fetare. Dhe ata na i kthyen gjithashtu urimetpër gëzime të gjithë bashkë, për shëndet e mbarësi nëjetë.
Ishin shumë urimet e kësaj dite, por më shumëpërshtypje më bëri ky urim i veçantë që mbërriti nëcelularin tim:
“Cdo festë e çdo ngjarje, që në vetvete të kujton e tëringjall vlerën e sakrificës, vlerën e dashnisë për njani-tjetrin, asht festa që i duhet njeriut sot.
Të uroj me zemër që kujtimi i kësaj feste të sjelli nëmesin tuaj ma shumë afërsi, mirësi dhe shpresë: afërsisepse po jetojmë larg njani tjetrit; mirësi sepse ashtgjaja e vetme që kena me marrrë me vedi në botëntjetër; shpresë se ditë ma të mira kanë me na ardhë nëkëtë jetë.
Urime me zemër dhe gëzuar Kurban Bajramin”.
Urimin ma dërgon një mik i mençur, Dom Marian Lumçi, famullitari i Kon – katedrales “Shën Luçia” nëlagjen historike të qytetit tonë.
Nuk munda të mos e ndaj me bashkëqytetarët e tëgjitha besimeve, urimin e Dom Marianit, e po ashtuedhe një shkrim të hershëm për harmoninë e klerikëvemiq të Durrësit në vitet 1920-1940.
Klerikët miq të Durrësit

Para një shekulli, në vitin 1924, në qytetin e Durrësitfilluan funksionin religjioz dy klerikë, Mustafa Varoshi, cili kishte përfunduar studimet teologjike nëArabinë Saudite, Erazmi Jorgo, që sapo ishte dorëzuarprift nën bekimin e kreut të Kishës Autoqefaleshqiptare, Fan Noli.
Durrësi i njohu ata shumë shpejt si klerikë, që arritën tëjenë dhe drejtues të komuniteteve përkatëse, i pariMyftiu musliman i rrethit, dhe tjetri drejtues ikomunitetit orthodoks.
Bashkë me imzot Jul Bonatin dhe imzot VinçensPrennushin, që zëvëndësuan njeri tjetrin në krye tëkishës katolike “Shën Luçia” të qytetit bregdetar, klerikët e Durrësit fituan simpatinë e banorëve përmiqësinë e ngushtë që i lidhte ata me njeri me tjetrin
Kjo është një nga ato histori që tregohen në prag tëfestave.
Në premierën e dokumentarit të realizuar disa muaj mëparë, klerikët e Durrësit qëndruan së bashku, njëlloj sipararendësit e tyre një shekull më parë.
Gazetarët durrsakë dëshmuan marrëdhënien miqësore e intelektuale mes klerikëve të Durrësit 100 vjet më parë, përmes një shembulli të kohëve të fundit.
Para një dekade, pas aktit terrorist në kryeqytetin e Francës, ku mbetën të vrarë 12 gazetarë dhe punonjëstë policisë, në Paris u zhvillua një manifestimndërkombëtar për bashkëjetesën fetare.
Bota e qytetëruar u habit nga Shqipëria.
Katër klerikë shqiptarë të besimeve të ndryshme sollënsë bashku në rrugët e kryeqytetit francez mesazhin e harmonisë fetare.
E njejta gjë ndodhte në Durrës në periudhën 1920 – 1940, kur drejtuesit e bashkësive fetare, shëtisnin sëbashku në rrugët e qytetit, që sapo kishte nisurzhvillimin dhe modernizimin e tij.
Dy të moshuar tregojnë mbi klerikët e qytetitkozmopolit të Durrësit; mbi vizitat që kryenin nëbanesat e njeri tjetrit, njëlloj si familjarët durrsakë qëvraponin për të uruar në familjet e besimeve të tjeragjatë festave fetare.
Myftiu Mustafa Varoshi, at Erazmi Jorgo, imzot Jul Bonati dhe imzot Vinçens Prenushi, vijnë edhe përmeskujtimeve dhe fotove të familjarëve të tyre.
Miqësia intelektuale e tyre u ndërpre pas vitit 1945, kurnjeri pas tjetrit Mustafa Varoshi, Jul Bonati dheVinçens Prennushi u burgosën dhe vdiqën në birucapas torturave çnjerëzore.
Myftiu Varoshi, më i riu prej tyre, ishte vetëm 50 vjeç.
Në “Librin e burgut”, prof. Arshi Pipa, i cili ka vuajturdënimin në burgun e qytetit bregdetar dëshmon mbiklerikët e burgosur në Durrës.
Pas viteve ’90, disa nga rrugët e qytetit antiktrashëgojnë emrat e tyre, po ashtu edhe dy shkolla. Artistët e daltës dhe penelit po përgatisin projekte përngritjen e një monumenti kushtuar klerikëve të Durrësitdhe miqësisë mes tyre.
Në Kon-Katedralen “Shën Luçia” ndrisin në altar emrat e dy klerikëve katolikë, Vinçens Prenushi dhe Jul Bonati, të cilët u lumnuan dhe u shpallën martirë ngaPapa Françesku në vitin 2016, së bashku me 38 klerikëtë tjerë shqiptarë.
Një grup të rinjsh durrsakë kanë kërkuar që burgu ivjetër i Durrësit ku klerikët e Durrësit vuajtënpadrejtësisht, të jetë pjesë e guidës turistike të qytetit.
Tashmë, një shekull më vonë e nderojmë kujtimin e tyre, duke nënvizuar fjalët e një kleriku të ri, MyftiutRedi Quku, sipas të cilit:
“Kultura e harmonisë ndërfetare te ne, nuk është njëgjë, që qëndron pezull. Toleranca dhe bashkëjetesafetare nuk është diçka që lidhet me oportunitetet e çastit, porse është diçka thelbësore, e qenësishme.
Ajo kërkon përkujdesje. Ne kemi kuptuar që kjo ështëjetike për interesat e popullit tonë, i cili jeton në njëshoqërimultireligjoze dhe multikulturore”.






