Një jaht gjigand me vela vizitoi mëngjesin e sotëm portin e Durrësit.

Veliera Perini Navi Seven, me gjatësi 58.5 metra, u projektua për lundrim të shpejtë dhe luksoz.

Jahti në pronësi të bankierit të njohur italian Ennio Doris mori këtë emër referuar shtatë nipërve të tij. Aktualisht, veliera është në pronësi të vejushës së Ennio Doris, Lina Tombolato, e cila ishte në bordin e mjetit luksoz gjatë qëndrimit disa orësh në portin e Durrësit.

Mësohet se veliera luksoze, pasi të kryejë të gjitha furnizimet e bordit, do të udhëtojë drejt bregdetit të Greqisë.